LajmeShqipëri

‘Kam 6 muaj që kam mbaruar dënimin, më mbajnë akoma në burg’, denoncon shqiptari nga Greqia: Avokati që kam marrë është mashtrues

Edhe pse ka 6 muaj që i ka përfunduar afati i dënimit, shqiptari Afrim Rexha mbahet në burgun e Patras, për shkak se Gjykata refuzon që ti aprovojë lirimin.

Në një lidhje për Fax News, ai ka treguar se shumë të dënuar të tjerë ndeshen me të njëjtin problem, dhe thotë se ambasada nuk i ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe iu ka mbyllur telefonin.

Ai tregon se ka qenë i dënuar për trafik droge në shtetin grek, dhe thotë se avokati që ka marrë është mashtrues.

“Kam 6 muaj që e kam mbaruar afatin e burgut dhe ende nuk më kanë nxjerrë, dënimi më ka mbaruar që në 21 Janar. Nuk jam i vetmi që e kam këtë problem, telefonojmë në ambasadë dhe nuk na përgjigjet njeri.

I mbajnë 4-5 muaj, e deri në 2 vite që i mbajnë në burg edhe pse u ka përfunduar dënimi. Janë tre godina, ka dhe njerëz të tjerë me të njëjtin problem. Kam 4 vite e një muaj burg, kam folur me familjen, dhe nuk ka çfarë bën familja, kam marrë një avokat, dhe ai duket si mashtrues, se asnjë punë, asnjë gjë nuk ka bërë.

Kemi marrë dhe gazetar grekë në telefon dhe nuk na janë përgjigjur, kam qenë i dënuar për trafik droge. Ka shumë njerëz që janë në burgje, edhe pse kanë përfunduar afatet e burgut.

Një herë që na e hapi ambasada, tha se nuk merreshin me këtë çështje.  Këto kanë nxjerrë një ligj që çdo dy muaj duhet të firmosësh, dhe pasi firmosa jam në dorë të gjykatës së shkallës së parë, nëse i teket prokurorit të nxjerr, nëse nuk i teket nuk të nxjerr”, tha Rexha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button