Kancelarja gjermane Angela Merkel është emëruar Personi i Vitit nga revista Time.

Redaktorja e kësaj revisteje, Nensi Gins, ka zbuluar se Merkel është femra që më së shumti ka shkaktuar polemika në vitin 2015 pasiqë ka hapur kufijtë e shtetit të saj për qindar mijëra refugjatë dhe ka menaxhuar krizën finansiare të Europës, prandaj është edhe Personi i Vitit.
“Në një vit në të cilin testoheshin liderët botërorë, asnjëri prej tyre nuk u sprovua sikurse Merkel, pasiqë ishte në përgjegjësi të saj paqa dhe siguria e Europës” tha Gibbs. Ajo zgjodhi mëshirën dhe ofroi ndihmë për refugjatët duke i parë ata si persona në nevojë e jo si agresorë që kompromitojnë paqen.
Merkel është femra e parë individuale që e ka fituar çmimin “Personi i vitit”,pasiqë nga viti 1999 revista Time këtë çmim e dhuronte nën titullin “Burri i vitit”.

scroll to top