Kane lavdëron Mourinhon: Bën gjithçka që ne të fitojmë tituj

auto_Jose-Mourinho-7288471495746407.jpg

Skuadra e Tottenham ka startin më të mirë këtë sezon prej që mbahet mend, duke u çimentuar kështi si skuadër favorite për titull

Harry Kane e ka vlerësuar lart Jose Mourinhon, si pjesa kryesore e Tottenham Hotspur për ringjalljen e tyre, me kapitenin e Anglisë që ka theksuar se portugezi po e jep më të mirën e tij për skuadrën.

Tottenhami nuk ka fituar ndonjë titull prej që e mori Kupën e Ligës më 2008, edhe pse ishin në finale të Ligës së Kampionëve më 2019-por Kane beson që me 57 vjeçarin në stol, e ardhmja e tyre po lulëzon.

“Ne ende kemi të bëjmë një rrugë të gjatë”, tha kapiteni i Tre Luanëve për Press Assciation. “Një sezon të gjatë., Mendoj, ashtu si është treguar në karrierën time, na ka marrë shumë kohë që të jemi në vijë. Ne ende nuk kemi fituar trofe”.

“Është e vërtetë që ishim afër disa herë kështu që ne e dimë se duhet të punojmë shumë nga tani që ta arrim këtë. Është fillim i mirë. Pa dyshim, ne humbëm ndeshjen e parë kundër Everton, e cila ishte zhgënjyese, por që nga ajo humbje jemi të pamposhtur në ligë”.

“Edhe pikët që lëshuam kundër West Ham dhe Newcastle erdhën nga disa gola në minutat e fundit është dashur të jenë fitore sipas mendimit tim. Ne luajmë shumë mirë”.

“Ende mendoj që ne mund të përmirësohemi dhe të jemi më të mirë por sigurisht ende jemi në vendin e dytë. Jemi në nëntor dhe ka shumë ndeshje për t’u luajtur, jemi në rrugë të mirë.

Në lidhje për ndikimin e Mourinhos tek ai, e cila gjë ka ndihmuar që Kane të lulëzojë edhe në aspektin individual, 27 vjeçari mbetet modest derisa shton se “është mirë që ta keni në fushë një trajner si ai”.

“Po mësoj dhe po shoh se si ai ia ka dalur në këtë biznes, duke parë se si ai menaxhon situata të ndryshme dhe probleme të ndryshme, kështu që është mirë që mund të mësoj nga ai”, tha Kane. /GazetaExpress/

scroll to top