Kapet me kokainë në “Laprakë” Erjon Braçe dhe tre persona të tjerë

Policia ka zhvilluar një operacion, ku ka arrestuar katër persona në Tiranë, pasi në mjetin e tyre u gjetën sasi droge të dyshuar si kokainë dhe lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Policia e Tiranës ka arrestuar sot disa persona, pasi në mjetin e tyre gjeti një sasi droge që dyshohet si kokainë dhe lëndë narkotike e llojit marijuanë. Në pranga ranë Robert Nebiaj, 27 vjeç, Ibrand Hushi 30 vjeç,  Xhaferr Arapi 37 vjeç dhe Erjon Braçe, 29 vjeç. Për këtë të fundit nuk është fjala për deputetin e PS-së, por për një person me të njëjtin emër.

Arrestimi i tyre është kryer më 9 dhjetornë rrugën “Gjergj Legisi” në Laprakë, në mjetin me të cilin ata udhëtonin u gjenden 0.75 gr kokainë dhe 11.54 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Materialet hetimore ndaj tyre i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

scroll to top