KE: Të zbatohet Marrëveshja politike

Këshilli i Bashkimit Evropian përsëriti shqetësimet rreth situatës politike në vend, veçanërisht krizës politike, mungesës së kompromisit, kthimin prapa në lirinë e shprehjes dhe gjyqësorit si dhe humbjen e besimit tek institucionet shtetërore, njofton Alsat M.

Në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të BE-së gjithashtu u theksua rëndësia e zgjedhjeve të prillit të 2016 për të qenë të besueshme në përputhje me standardet ndërkombëtare. Palëve iu bëhet thirrje të sigurojnë një klimë dhe reforma zgjedhore të bazuara te rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Këshilli thekson rëndësinë e hetimit të detajuar dhe të pavarur si dhe pa pengesë të pretendimeve që burojnë nga skandali i përgjimeve. Nga prokuroria speciale, nga komiteti parlamentar hetimor deri në zbardhjen e përgjegjësive politike të të përfshirëve. Apeli iu bëhet autoriteteve shtetërore që të sigurojnë funksionim të pavarur të këtyre trupave.

Përsëritet thirrja ndaj autoriteteve relevante që te hetojnë plotësisht ngjarjet në Kumanove në mënyrë transparente dhe objektive. Këshilli këmbëngul në zbatimin e reformave urgjente prioritare. Rishikimi i Marrëveshjes së Ohrit duhet të përfundohet shumë shpejtë dhe rekomandimet që dalin nga ajo të zbatohen gjithashtu urgjentisht. Këshilli nënvizon se Komision është i përgatitur të shtyjë rekomandimin e tij për hapjen e negociatave me Maqedoninë me kusht implementim e Marrëveshjes politike të Përzhinos dhe zbatimin e reformave urgjente.

scroll to top