Kërcënohet nga ISIS ministri italian

Ministri i Drejtësisë i Italisë, Andrea Orlando, ka marrë sot një letër kërcënuese nga organizata xhihadiste e Shtetit Islamik (ISIS) në gjuhën arabe, e cila përmbante edhe dy plumba kallashnikovi, bëhet e ditur nga burime pranë Ministrisë.
“Do të hyjmë në Romë dhe do të presim kokën”, citohej në letër, referuar shtypit italian, përcjellin mediat shqiptare.

Sipas burimeve që përputhen, letra është dërguar në adresë të Ministrisë dhe kjo adresë është shkruar në gjuhën angleze mbi zarf. Letra besohet të ketë kaluar nga aeroporti i Fiumicinos, por nuk është përcaktuar ende burimi i saj.

Prokuroria e Romës ka nisur një proces hetimor për këtë çështje.

E cituar vazhdimisht si një objektiv i mundshëm i propagandës së ISIS-it, Italia ka hequr nivelin e saj të gatishmërisë pas sulmeve terroriste më 13 nëntor në Paris, megjithëse autoritetet shprehen se nuk janë në dijeni për kërcënime konkrete në gadishull.

scroll to top