Kërcënoi një vajzë se do i publikonte fotot, arr estohet 32 vjeçari nga Tetova

policia-620x330-1_1488297459-1044613-1.jpg

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje rreth orës 13:30 në fshatin Pirok të Tetovës është arrestuar 32-vjeçari A.I.

32-vjeçari dyshohet se ka shkelur nenin 259 të Kodit Penal duke kryer veprën penale “kërcënim”.Reklame

Gjegjësisht, me datë 19.11.2020 rreth orës 21:00, një 32-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar në polici se A.I. e ka shantazhuar përmes rrjetit social “Facebook”. A.I. ka kërkuar para nga 32-vjeçarja, në të kundërtën ai është kërcënuar se do të publikonte foto komprometuese të 32-vjeçares.

scroll to top