Kështu iu përgjigj Liburn Aliu Dardan Molliqajt

vetevendosje.jpg

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka akuzuar ish-partiakun e tij Glauk Konjufca se në vitin 2000-2001 ka qenë pjesë e SHIK’ut dhe është paguar 150 marka. Pas tij, fjalën e mori Liburn Aliu.

Deputeti i LVV’së, Liburn Aliu mori fjalën pasi Dardan Molliqaj hodhi akuza të rënda ndaj Glauk Konjufcës se ishte pjesë e SHIK’ut, shkruan Express.

“Edhe më herët në këtë Kuvend ka pas akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetëve të lëvizjës. Për dallim prej atëherë tash po mungojnë rakijat”, tha Aliu në Kuvend.

Ai këto akuza tha se janë projekt i thellë, për të cilin duhet të flitet hapur.

“Ky është projekt i thellë, unë kërkoj që për këtë do të flasim shumë hapur dhe detajisht”,. Tha Aliu.

Dardan Molliqaj në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, siç ka deklaruar mbrëmë në emisionin DPT te Fidani, ka prezantuar fakte përmes të cilave pretendon se Glauk Konjufca ka punuar në SHIK gjatë periudhës kohore 2000-2001 dhe është paguar 150 marka.

Molliqaj thotë se është rekrutuar nga Fadil Lepaja, dhe ka punuar në pozitën e përpunimi të të dhënave.

scroll to top