Këta gjyqtarë mund t’i referojnë Shqipërisë në Euro 2016

Komiteti i gjyqtarëve të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka përzgjedhur 18 gjyqtarët kryesorë që do të marrin përgjegjësinë për vendosjen e drejtësisë në 51 ndeshje të evropianit “France 2016”.

Mes tyre janë edhe emra të njohur si Felix Brych, Nicola Rizzoli, Viktor Kassai dhe Martin Atkinson.

Gjyqtarët pritet të mbërrijë në Francë më 6 qershor dhe fillimisht do të stacionohen në Paris, ku më pas do të shpërndahen në 10 stadiume të Francës.

Lista e gjyqtarëve të cilët janë zgjedhur:

Martin Atkinson (Angli)
Felix Brych (Gjermani)
Cuneyt Cakir (Turqi)
Mark Clattenburg (Angli)
William Collum (Skoci)
Jonas Eriksson (Suedi)
Ovidiu Hategan (Rumani)
Sergey Karasev (Rusi)
Viktor Kassai (Hungari)
Pavel Kralovec (Republika Çeke)
Björn Kuipers (Holandë)
Szymon Marciniak (Poloni)
Milorad Mazhic (Serbi)
Svein Moen (Norvegji)
Nicola Rizzoli (Itali)
Damir Skomina (Slloveni)
Clément Turpin (Francë)
Carlos Velasco Carballo (Spanjë)

scroll to top