Këtu shitet drejtësi!

Drejtësi, drejtësi dhe e treta e vëteta baras me shtrembësi! Flasim, dëgjojmë, bëjmë se dëgjojmë, bëjmë se ndihemi keq, por e vërteta është krejt ndryshe, thellësisht ndryshe, këtu shitet drejtësi!

E vërteta përditë e më shumë na hynë në punë si dekor, si thënie sa për të thënë se po themi diçka të madhe, me bindje më pak imagjinare, ndonëse e vërteta e të vërtetës nuk mund të vëhet në peshoren drejtë(si/sy/ shikim drejtë në sy).

Dhe, kur flasim na bëhet sikur bëjmë drejtësi, sikur vëmë në holli shtrembësi!

Por, a e duron drejtësia shtrembësinë?! Sigurisht që po! Sepse këtu krijohet lëmshi që nuk e kap fijen e vet!
Dhe drejtësia dhe ligjet bëjnë punë në letër, por në këto turbulence siç dimë ti quajmë globaliste, pakënaqësitë i takon aty, në botën tonë, në shtet e pushtet, këtu e gjithandej Ballkanit.

Isha shumë e re dhe përherë ëndërroja dhe mëtoja ta kap me duar atë që quhej drejtësi, liri dhe jetë pa halle.
Kjo është rruga, të cilën dikush e quanë fatkeqësi, dikush e quanë zhgënjim, por unë do t’a kisha vënë konceptin drejtësi në binarë të grupfjalëve “përpëlitje”, “sa për të thënë”, “sa për të qenë”, për të ekzistuar.

Dhe demokraci, këndërthënie sa të duash, një luftë e pakompromis për mendimin ndryshe, një luftë përballë fenomenit të kohës demagogji e çveshur.

Drejtësia dhe bota perëndimore, përballë tyre ne dhe bota e llafeve të kota, të skenuara në përputh-shmëri me me atë që në perëndim quhet qytetërim.

Ne dhe ata në një kohë jashta kohe.

Gjykata sa të duash, ligje me bollëk, punë sa për të thënë.

Prokurorë dhe politikë, baras me ligjet e të ushtruarit politikë.Në këtë rrugë ka të humbur më shumë se sa fitimtarë, ka të pafajshëm sa dhe kriminelë, ka të favorizuar më shumë se ta mbanë mëndja.

Imagjinoni, sa krime, sa korrupsion, sa mashtrime, sa hile në këtë vend të ekzistencës me zor.

Shpresa vdes e fundit dhe njerëzimi është në pritje se, një ditë do të flas e drejta për viktimat, për familjarët e tyre.

Viktimat presin ditë më të mira ata nuk njohin gjë tjetër pos ligjit të natyrës për të folur një ditë drejtë e shqip!

Në fund ndodh ja vlen me ju thënë se, e drejta vlen për të gjithë:për qytetarë të pazotuar,
për njerëz me pushtet dhe njerëz të thjeshtë; e drejta dhashtë Zoti fiton dhe një ditë i hynë në punë e në jetë fjalës së lirë ose lirisë së fjalës!

Resmije Zharku
(studente e gazetarisë në Universitetin e Tetovës)

scroll to top