Kina prezanton të tmerrshmit “dronë vetëvrasës”, bartin granata dhe sulmojnë në grup (VIDEO)

LUFT.jpg

Ushtria kineze i ka prezantuar modelet më të reja të dronëve luftarakë. Një prej modeleve mund të lëshohet “rafall”, me disa copë brenda disa sekondave, të cilët mund të koordinohen në grup për ta shkatërruar cakun.

Arma e re, e quajtur “dron vetëvrasës” për shkak të shkatërrimit me rastin e shpërthimit, mund të lëshohet nga kamioni ushtarak ose nga helikopteri, duke e goditur cakun në mënyrë shumë të saktë, thuhet në një video të publikuar.

Sipas prodhuesit të armëve që kontrollohet nga shteti, kjo është hera e parë që Kina përdor grup të pajisjeve ajrore pa pilotë për të operuar si një njësi e vetme gjatë kryerjes së detyruave ushtarake.

Viteve të fundit, Kina e ka rritur garën me Shtetet e Bashkuara për zhvillimin e dronëve të avancuar ushtarakë.

Në mesin e arsenalit të këtij shteti gjendet një aeroplan ushtarak pa pilot i pajisur me pushkë të tipit AK-47, dronë bombardues që mund të fluturojnë 35 orë pa u rimbushur dhe dronë që hedh granata nga dy tyta.

Droni i tipit CH-901 cilësohet si dron vetëvrasës. Eksperti ushtarak kinez, Wei Dongxu, tha se këta dronë janë kombinim i përkryer i dronit dhe raketës.

Ky dron është 1 metër e 20 centimetra i gjatë dhe peshon vetëm nëntë kilogramë. Ai mund të fluturojë me shpejtësi deri në 150 kilometra në orë në një rreze veprimi prej 15 kilometrash, duke qëndruar në ajër vazhdimisht për dy orë.

scroll to top