Kjo është maska më e suksesshme kundër pikave të zeza!

Madhësia e poreve është e përcaktuar gjenetikisht por ju mund të bëni maska në kushte shtëpie për t’i minimizuar ato.

Përbërësit:

-1 lugë gjelle xhelatine
-2 lugë gjelle qumësht

Përzihen të dy produktet në një enë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme dhe vendoset të ngrohet në mikrovalë për 10 sekonda. Më pas aplikojeni në fytyrë sidomos në zonën T, zona e ballit dhe mollëzat ku janë më shumë të përhapura poret e hapura dhe lëreni për 15 min . Pasi të jeni siguruar që xhelatina është tharë e gjitha, hiqeni nga fytyra por jo me shumë forcë.Nëse do e shikoni fytyrën pak të acaruar mos u shqetësoni sepse është normale.Bëni larjen e zakonshme të fytyrës më pas dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë (gjithmonë fytyra duhet larë me ujë të ftohtë).Do jetë si një peeling në kushte shtëpie pa shumë shpenzime dhe shumë efektiv.Kjo është ndër maskat më efektive për reduktimin e poreve të hapura dhe nëse dëshironi një këshillë, bëjeni disa orë para se të dilni nga shtëpia kështu dhe make up që do vendosni në fytyrë do qëndroje shumë më mirë.

scroll to top