Kjo është pajisja opsionale që kushton 160,000 USD (Foto)

Çfarë mund të blini këto ditë më 160,000 USD? Një shtëpi të re, rreth 7 vetura të reja mesatare, një Lamborghini ose të udhëtoni nëpër botë.

Bentley ka përfshirë një pajisje në listën e opsioneve shtesë tek modeli Bentayga, pajisje kjo e cila nuk ndikon në performancën dhe as aerodinamikën e veturës dhe kushton 160,000 USD, transmeton Express. Kjo veturë fuqizohet nga motori W12 6.0 litër me 600 kf. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin në më pak se 4 sekonda.

Bantayga është një veturë luksi të lartë e cila në interier ka disa tone ngjyrash të cilat shkëlqejnë si dhe instrumentet janë me akrepa fizik të cilët janë funksional.

Por gjithë ky luks nuk i ka mjaftuar Bentley. Ata në listën e opsioneve kanë shtuar një orë Breitling. Kjo orë vjen me ngjyrë të bardhë apo e rozë e artë. 8 diamante janë të vendosura brenda saj.

Modeli bazë i Bentyaga kushton 232,000 USD. Nëse i shtojmë dhe orën 160,000 USD çmimi i saj do të shkoj në rreth 400,000 USD.

scroll to top