KosovëLajme

Kjo është situata aktuale në Jarinjë

Situata në pikën kufitare në Jarinje është më e qetë se ditët e mëparshme.

Gjatë rrugës për në këtë pikë kufitare për dallim nga ditët e kaluara, ka më pak patrulla policore të cilët kanë qenë duke kontrolluar rrugën në komunat veriore, ndërkaq në Jarinjë forcat e shtuara të policisë bashkë me pjesëtarët e EULEX-it vazhdojnë të patrullojë afër bllokadës së krijuar nga serbët, njofton Klankosova.tv.

Kolona e makinave që kanë bllokuar rrugën janë shumë më të pakta, përafërsisht 100 automjete ndër to 37 makina civile, dy apo tre nga to që u përkasin kosovarëve.

Automjetet e rënda që kanë bllokuar rrugën ua kanë lëshuar atë vetëm automjeteve serbe për të kryer punët e tyre, e të tjerëve jo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button