Ko është anija më e shtrenjtë në botë (Foto)

Bashkon shumë superlativa në të njëjtën kohë. Aeroplanmbajtësja e flotës luftarake-detare amerikane (US Navy) është krenaria e Marinës, duke shënuar një rekord më vete.

Me 13 miliardë dollarët e saj mbi supe, “USS Gerald Ford” renditet kësisoj si anija (jo vetëm në kategorinë luftarake) më e shtrenjtë aktualisht në botë.

Disa e përshkruajnë atë si anija më e përparuar teknikisht sot në botë ose dhe si arritja më e madhe inxhinierike e botës. Ndër homologët e saj që gjenden sot nëpër detet e oqeanet e botës, ajo qëndron para me shumë distancë.

Gjiganti “qytet lundrues”

Përmasat e “USS Gerald Ford” janë marramendëse: Më shumë se 4.500 vetë do të gjenin vend aty, pra po aq sa do të jetonin në një qytet të vogël. Më shumë se 75 avionë është numri i atyre që mund të mbajë në bord kjo luftanije. Kur të mbarojë tërësisht realizimi i këtij projekti madhor, do të peshojë plot 90.000 tonë.

Rrëzon një avion çdo 45 sekonda

Për herë të parë në bordin e Ford-it, gjendet katapulta elektromagnetike për të dërguar në ajër menjëherë avionë luftarakë.

Çdo 45 sekonda mund të qëllojë e të hedhë në erë një avion luftarak.

Një veçori tjetër teknike e saj, duket se është radari: Si pamja e madhe kur e sheh, ashtu dhe detajet precize, i bashkon në një radar që i bashkon në një po ashtu dy funksione që dikur kanë qenë të ndara.

Me gjithë madhësinë e përmasat e konsiderueshme, “USS Gerald Ford” sidoqoftë, nuk mund ta pretendojë për vete titullin si “anija më e madhe në botë”.

Përfundon në 2016

Sikurse është bërë e ditur tashmë nga Marina Amerikane më 16 janar 2007, anija në fjalë është emëruar kështu sipas emrit të Presidentit të 38-të të SHBA-së, Gerald R. Ford, shërbimi i të cilit në Marinën Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore përfshiu detyrat luftarake në luftanijen e vogël aeroplanmbajtëse “Monterey” në betejat e Paqësorit.

Skeleti i “Gerald R. Ford” u lëshua më 13 nëntor 2009. Ndërtimi i saj nisi qysh më 11 gusht 2005.

Sipas planit, ajo pritet t’i bashkëngjitet Marinës Luftarake Amerikane në mars 2016 me detyrën e parë në vitin 2019.

“Gerald R. Ford” do të zëvendësojë në Flotën Amerikane rolin dhe detyrat që luante “USS Enterprise”, e cila e ka pezulluar tashmë aktivitetin e vet qysh në vitin 2012, pas 51 vitesh në shërbim. /gazetashqip/

scroll to top