Koalicion PDK-LDK? Veseli kryeministër, Haziri merr Kuvendin!?

pdk-ldk.png

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli, që është edhe zëvendësministër në Qeverinë në detyrë, ka shkruar se partia e tij, LDK-ja e Vetëvendosja do të shkojnë të vetme në zgjedhje. Ai pohon se pas zgjedhjeve, sipas parashikimit të tij, do të ketë një koalicion në mes të PDK-së e LDK-së me kryeministër Kadri Veselin, e kryeparlamentar Lutfi Hazirin, raporton Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Cakolli thotë se LDK-ja duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK-VV.

I njëjti tregon edhe një skenar që, sipas tij, do të ndodhë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare. Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri. Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së”, ka shkruar ai. 

scroll to top