Slider

Koalicioni ASH-VMRO, shpresa e fundit e Selës për të qëndruar në politikë!

Kanë mbetur më pak se një muaj deri te Zgjedhjet Lokale që do të mbahen me 17 Tetor 2021!

Në këto zgjedhje Lokale për dallim prej zgjedhjeve tjera, opozita shqiptare do të garojë bashkë me opozitën maqedonase, respektivisht me VMRO-DPMNE-në, në ato komuna ku kanë nevojë për mbështetje të njëra tjetrës.

Pavarësisht shumë kritikave të opinionit për një Koalicion të tillë mes partisë së Zijadin Selës dhe partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, nga militantët e të cilit kreu i ASH-së, Sela e pësoi keq katër vite më parë, ku u rrah për vdekje, me insistimin e kryetarit të Gostivarit, Arben Taravarit, ky koalicion u jetësua, ku brenda këtij koalicioni, në heshtje, bën pjesë edhe partia e Afrim Gashit, Alternativa.

Ky bashkëpunim (ASH-VMRO) i panatyrshëm për opinionin, kurse ideologjikisht i afërt sipas Taravarit dëshmon se sa jetike janë këto zgjedhje për opozitën shqiptare, respektivisht karierën politike të Zijadin Selës dhe Arben Taravarit.

Sela pas shumë humbjeve si pjesë e PDSH-së, humbjes së zgjedhjeve për komunën e Strugës, katër vite më parë, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 dhe 2020 si kryetar i LR-PDSH-së dhe tani i ASH-së, nëse humb shumicën e komunave edhe në Tetor përsëri, do të jet e vështirë të qëndrojë ende në krye të partisë, bashkë me kryetarin aktual të Gostivarit, Arben Taravari.

Bazuar në anketat e publikuara ditët e fundit, të cilat nuk japin edhe lajme të mira për ASH, AA bashkë me VMRO-DPMNE-në, na bën të besojmë se partitë opozitare, si ato shqiptare edhe ato maqedonase, pas ndonjë dështimi të mundshëm në zgjedhjet lokale i pret një periudhë shumë e vështirë, ku do të jet i domosdoshëm reformimi brendapartiak.

Se a do ta shpëtojë “Koalicioni ASH-VMRO” karierën politike të Selës e Mickovskit mbetet të shohim me 17 Tetor 2021!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button