Kocijançiç: Nëse ka nevojë, Han sërish do të vijë në Maqedoni

Pas paralajmërimeve të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev se është e mundur shtyrja e zgjedhjeve të caktuara për më 24 prill, nëse nuk sigurohen parakushte konkrete për mbajtjen e tyre, si dhe kanosjes se nuk do të mundet ta pengojë popullin që t’ia mësyjë qeverisë nëse nuk respektohen të drejtat e njeriut, Komisioni Evropian është pa koment konkret.

Siç mëson Zhurnal, zëdhënësja e Komisionit Evropian ka theksuar se KE është i shqetësuar sepse ka mbetur ende punë për ty bërë në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në prill të vitit të ardhshëm. Kocijançiç ka theksuar se nëse partitë politike vlerësojnë se është e nevojshme që komisari Johanes Han të vijë sërish në Maqedoni, ai këtë do ta bëjë.

“Komisari Han u qëndron në dispozicion për të biseduar në lidhje me zbatimin e marrëveshjes politik, si dhe prioritetet për reformat urgjente për të cilat është i domosdoshëm progres evident”, ka theksuar Kocijançiç

scroll to top