Kolumnisti maqedonas kërkon të gjithë të jemi me Rusinë, e fyen UCK-në!

Në kolumnën e tij të fundit për ‘’Dnevnik’’ kolumnisti maqedonas Antonio Spasev hedh kritika të ashpra duke na ofenduar dhe duke na thënë se pse mos të jemi me Rusinë. Njëkohësisht ai bën fyerje edhe për UCK-në.

‘’Paramendoni nuk është larg standardi i zhvillimit të Europës të jetë ngjitës dhe normale për shkak se ne pranojmë këtë gjë dhe gjithmonë i marim anomalitë e tyre. Virusi të cilin e përjetojnë ato pra politika elite europiane po shtrihet edhe në vendin tonë. Shumë keq, keq pasiqë është bërë sëmundje ngjitëse edhe tek ne, pra mendoni sikur të vijnë dhe të të thonë ej maqedonas pse nuk bën fqinjësi të mirë me grekët. E nëse sëmundja është në fazë tjetër, sëmundje është kur sheh se si policia maqedonase mban më shumë rend në kufi me refugjatët se ajo greke, ky është një virus i keq sigurisht’’, thotë më tej kolumnisti maqedonas.

Sipas tij, të gjithë ne duhët të jemi me Rusinë dhe të solidarizohemi me ta duke aluduar se edhe ata ndiejnë dhimbje nga tragjedia e fundit që ndodhi në Egjipt. Mes të tjerave, Spasev përmend edhe UCK-në si terrorist. ‘’Virusi ka shpërthyer edhe në mediat tona. Ndodhitë në Paris po fliten me të madhe sikur të ishte një kërcënim edhe për ne, ndërsa për tragjedinë ruse aspak nuk u përfol, sikur ato të mos ishin vrarë nga teroristët. Është një mizerje kjo punë. Kjo sikur ne të mos i shohim teroristët, po ato nga UCK e panë clirimin dhe i thirën clirimtar ndërsa të njejtët në Francë i shohin si të gabueshëm’’, thekson Spasev në kolumnën e tij të fundit.

scroll to top