Komisioni Anketues do ta vizitojë DSK-në dhe Prokurorinë Speciale

Komisioni Anketues për përgjime ka formuar dy grupe punuese për t’i vizituar institucionet që lidhen me çështjen e përgjimeve, raporton Portalb.

Grupi i parë do të vizitojë institucionet teknike që kanë të bëjnë më sistemin e përgjimeve si DSK dhe operatorët e telefonisë, derisa grupi i dytë do të vizitojë institucionet që kanë në përpunim lëndë për skandalin e përgjimeve, siç është Prokuroria Speciale.

Në konferencën për shtyp pas seancës së Komisionit tha se sot u vërtetua dyfytyrësia e VMRO-DPMNE. “Ata janë të gatshëm të bisedojnë për çështje teknike, ndërsa kur duhet të dëshmojnë fshihen ose dëshmojnë me dyer të mbyllura”, tha Shilegov.

scroll to top