Komisioni anketues, grupet punuese do të inspektojnë institucionet

Komisioni anketues ka formuar edhe grupet e punës që do të vizitojnë institucionet që kanë qenë të përfshira apo kanë njohuri për aferën e përgjimeve.

Në Grupin e parë deputetë të katatër partive do të vizitojnë institucionet që kanë të bëjnë me telekomunikimet ndërsa në grupi i dytë do të vizitojë institucionet siç janë prokuroria speciale , Prokuroria Publike dhe organet e MPB-së .

Deri të hënën institucionet do të duhet që të përgjigjen në kërkesën e tyre dhe mundësitë se kur mundet deputete e këtij komisioni ti vizitojë dhe të përgatitin raport në lidhje me njohuritë e tyre për aferën e përgjimeve.

Ndryshe gjatë ditëve të kaluar komisioni është përballur me dëshmitarët e ftuar dhe përveç Gruevski asnjë nga zyrtarët e tjetër të ftuar nuk janë paraqitur.

scroll to top