LajmeShqipëri

Komisioni i Rithemelimit mbërrin në selinë e PD-së, por ngelet pas dere

Një grup deputetësh nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike kanë mbërritur në selinë blu, ndërsa sot është afati i fundit i vendosur nga ata që kryetari Lulzim Basha të lirojë zyrën e tij.

Mësohet se ky grup deputetësh do të japë një deklaratë për mediat, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej.

Ata kanë provuar tre dyert e selisë së partisë për t’u futur në pjesën e brendshme, por ato kanë rezultuar të bllokuara.

Aktualisht në katin e parë të selisë së PD-së, thuhet se po kryhen punime. Ndërkohë, një protestë kombëtare është thirrur më 8 janar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe do të mbahet në oborrin e selisë së PD-së. Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha që prej mëngjesit ndodhet në zyrën e tij.FOTO GALERI1/12

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button