Kompanitë morrën ndihmën nga shteti dhe nuk i paguan puntorët

pare.jpg

Punëdhënës nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Struga e kanë marrë përkrahjen financiare nga shteti për pagesë të rrogave të punëtorëve, por nuk ua kanë paguar punëtorëve.

Këtë e tregoi analiza e Drejtorisë për të Ardhura Publike, institucion përmes të cilit u zbatua kjo masë për përkrahje nga pasojat nga koronavirusi, e me qëllim që të mbahen vendet e punës. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska sqaroi se afati për pagesë ka kaluar, por megjithatë këtë të drejtë ligjore duhet ta realizojnë punëtorët.

Siç tha, nëse nuk veprohet edhe pas këtij apeli, tani janë në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Punës, që të ndërmerren masa në pajtueshmëri me ligjin, i cili parashikon pagesë me forcë, dënime dhe kthim të mjeteve prapa.

“Apeloj deri te të gjithë punëdhënësit që nuk e kanë respektuar këtë dispozitë ligjore, që ta bëjnë këtë ndaj të punësuarve të tyre, pasi qëllimi ishte të ruhen vendet e punës, e jo paratë t’i marrin punëdhënësit. Ta bëjnë këtë para se të bëhen publikë në opinion.

Kështu që, shpresoj se menjëherë pas kësaj konference për shtyp, apeli im do të arrijë deri te ata që do të njihen në këtë grup firmash të cilat nuk e kanë paguar ndihmën financiare”, tha Sanja Llukarevska, drejtoresh e DAP-it.

scroll to top