Komuna e Çairit shënon ditëlindjen e saj. Aktivitete gjatë gjithë javës

Komuna e Çairit shënon ditëlindjen e saj. Aktivitete gjatë gjithë javës.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Çairit,

Po shënojmë ditëlindjen e Komunës sonë, duke shprehur faleminderim të sinqertë ndaj të gjitha gjeneratave të të punësuarve për të arriturat e deritanishme dhe duke reflektuar mbi nevojat për avancimin e gjendjes aktuale të vendit ku jetojmë. Me këtë rast, shprehim gatishmërinë e plotë të strukturës së re udhëheqëse për përforcimin e hapave konkrete për të qenë gjihmonë në shërbim tuajin dhe për të zmadhuar nivelin e transparencës duke ju njoftuar në vazhdimësi për hapat e ndërmarra. Na pret shumë punë në të ardhmen dhe përkrahja dhe kontributi juaj do të jetë padyshim çelësi i suksesit. Përparimi arrihet me punë të sinqertë, durim e djersë për ambientin që duam. Çdo ditë e jetës suaj le të jetë frymëzim i kontributit për ta bërë këtë Komunë të lulëzojë nga bukuria e natyrës dhe bukuria e lumturisë njerëzore.

Ditëlindja e Komunës së Çairit do të shënohet me aktivitete gjatë gjithë javës në nivel të shkollave tona fillore dhe me shumë punë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe revitalizimin e hapësirave të gjelbërta.

scroll to top