Komuna e Gostivarit vazhdon të jetë lider në sferën e Urbanizmit

Komuna e Gostivarit vazhdon të qëndron në krye të listës në shkallë të Republikës sa i përket numri të lejeve të dhëna për ndërtim edhe me mendimin për shkallën e projektuar të rezistencës mekanike, stabilitetit dhe mbrojtjes sizmike të ndërtesës.

Informacioni konfirmohet nga Instituti për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Inxhinieri të Sizmologjisë në Shkup, për periudhën kohore nga data 01.01.2013 deri 09.12.2015. Jeton Salija, udhëheqësi i Sektorit për Urbanizëm në Komunën e Gostivarit, deklaron që sipas të dhënave të Instituti për inxhinieri të tërmeteve dhe inxhinieri të sizmologjisë në Shkup, nga fillimi i vitit dhe deri më 09.12.2015, përgjigje pozitive kanë pranuar 167 persona fizik dhe juridik nga regjioni i Komunës së Gostivarit.

“Nga numri i kërkesave prej 167 kërkesave, kemi realizim prej mbi 80 %, thotë Salija, duke përmendur me këtë rast se rregullat e reja vijnë nga ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për ndërtim, ku mes tjerash në baze të nenit 4-a paragrafi (2) mendimi për shkallen e projektuar te rezistencës mekanike, stabilitetit dhe mbrojtjes sizmike te ndërtesës dedikohet pjesës se projektit ndërtues-konstruktive i cili është pjese përbërëse e projektit themelore dhe dorëzohet nga ana e Investitorit me kërkesën për marrjen e lejes se ndërtimit. Salija thotë se me qëllim për të kapërcyer pasojat e efekteve shkatërruese si pasojë e tërmeteve eventuale, Maqedonia në legjislacionin e saj ka futur kritere të veçanta për projektim dhe ndërtim në rajonet aktive sizmike me qëllim që të zbuten pasojat e tërmeteve të mundshme.

“Kjo dëshmon se udhëheqësia e komunës së Gostivarit në krye me kryetarin Nevzat Bejta është lider në shkallë të Republikës për transparencë për ndërtim dhe se të gjithë investitorët përkrahen që të ndërtojnë legalisht objekte pa shantazhe dhe pa kushtëzime të pajisur me leje ndërtimi në përputhje me Ligjin për Ndërtim”, deklaroi Salija.

scroll to top