Komuna e Haraqinës, Studenicanit dhe disa komuna tjera shqiptare akoma pa cerdhe për fëmijë

Disa komuna shqiptare përfshirë këtu atë të Haraqinës, Studenicanit dhe disa komuna të tjera në Maqedoni që kryesisht janë me banorë shqiptarë nuk kanë akoma cerdhe për fëmijë.

Me këtë gjë dëshmohet se Ministria e punës dhe politikës sociale po diskriminon vendbanimet shqiptare në Maqeoni.

Për dallim nga komunat me popullatë maqedonase në Sveti Nikole ku renovohet cerdhja që ajo si komunë përbën 18 mijë banorë e po aq ka edhe komuna e Haraqinës e cila edhe pas 25 viteve nuk ka cerdhe për fëmijët e vegjël.

Edhe pse dikasteri i cili tash drejtohet nga kuadër i LSDM e praktikisht nga ministrja Remenski deri më tani nuk ka ndërmarë ndonjë hap konkret por vetëm ka deklaruar se komuna duhet të sigurojë hapësira dhe të bëj kërkesë deri tek ministri.

scroll to top