Komuna e Sarajit shënon 19 vjetorin, inaugurohet objekti i ri

Me rastin e 19 vjetorit ditës së Komunës së Sarajit u bë inaugurimi i punimeve për ndërtimin e objektit të ri të Komunës së Sarajit.

Ky objekt do të jetë gati nga muaji maj i vitit të ardhshëm ,ku administrata komunale dhe gjitha shërbimet tjera do të mund ti kryejnë obligimet ditore, tha kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati.

“Kjo është vetëm faza e parë  e ndërtimit të objektit të komunës së Sarajit,mirëpo jemi përcaktuar që kjo të ndodh me dy apo tre faza .Bëhet fjalë për hapësirë  rreth 800 metra katror dhe objekti sipas gjithë atyre parametrave  do ti përmbush nevojat e administratës komunale të Sarajit” – tha Kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.

“Kanë avancuar këtë fazë të ndërtimit të këtij objekti deri në këtë nivel me shpresë që ky objekt në të ardhmen do të zgjerohet edhe më tutje derisa ti plotëson në tërësi nevojat e administratës së Komunës shpresoj që punimet të kryhen sa më shpejtë” – deklaroi Ministri i Pushtetit lokal, Lirim Shabani.

Ky investim  kap vlerën prej rreth 18 milion denarë dhe financohet nga Komuna e  Sarajit.

scroll to top