Komuna e Tetovës me masa të rrepta për hyrje-daljet në qytet

Inspektoriati i komunës së Tetovës në bashkëpunim me Inspektoriatin shtetëror për komunikacion si dhe Sektorin për punë të brendshme në Tetovë duke filluar prej sot do të fillojë me kontrolle të rrepta, në lidhje me respektimin e masës së miratuar nga Këshilli komunal i komunës së Tetovës, që ka të bëjë me ndalimin e hyrjes në qytet të automjeteve të rënda, destinacioni përfundimtar i të cilëve nuk është qyteti i Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës thonë që se në pikat për hyrje-dalje në qytet, grupe të përbashkëta të inspektoriatit komunal, atij shtetëror, si dhe SPB-Tetovë, në aksion të koordinuar do të kontrollojnë si dhe do të drejtojnë automjetët në fjalë nga rrugët dytësore, me qëllim zvogëlimin e qarkullimit të panevojshëm në qytet nga këto automjete, gjë që ndikon padyshim në parandalimin e ndotjes plotësuese të ajrit ambiental në Tetovë.

scroll to top