Konferencë kundër dhunës ndaj grave me aftësi të kufizuara

Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare dhe H.E.R.A.- Asociacioni për hulumtim shëndetësor dhe edukim sot organizojnë konferencë në temë “Parandalimi i dhunës ndaj grave me aftësi të kufizuara.
Gjendja në shtet dhe rekomandime”. Konferenca është në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizim kundër dhunës ndaj grave” e cila zbatohet çdo vit nga 25 Nëntori – Dita ndërkombëtare për luftën kundër dhunës ndaj grave deri më 10 Dhjetor – Dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Është paralajmëruar fjalim i Luiza Vinton, koordinuese e përhershme e KB-së dhe përfaqësuese e UNDP-së dhe UNFPA-së në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Fakulteti filozofik, si dhe të grave-aktiviste me aftësi të kufizuara dhe aktivistë për përparimin e të drejtave të grave dhe personave me aftësi të kufizuara.
scroll to top