Kosova Motors sjell në Kosovë Rover-in Disvovery Sport

Njëra prej kompanive më të mëdha automobilistike në Kosovë – Kosova Motors, ka sjell produktin e fundit të gjigantit botëror të veturave Land Rover, Discovery Sport.
Pas vendeve të botës, Kosova Motors e ka sjell edhe në Kosovë  këtë veturë mahnitëse të cilën do ta nxjerr në treg këto ditë,dhe do ta prezantojë në një  ceremoni  hapëse në mbrëmjen e ditës së enjte.

Industria e veturave në botë, kohëve të fundit ka shpërthyer me produkte ultra ekskluzive, dhe Kosova Motors është vazhdimisht në përpjekje që të përcjell këto trende  dhe t`i sjell ato edhe në vendin tonë.

Kosova Motors, është importues ekskluziv për markën Land Rover në Kosovë qysh nga viti 2013
dhe mbetet ende shitësi i vetëm në këtë treg për këto vetura ekskluzive.

Gjithashtu, kompania kosovare Kosova Motors, tash sa vjet, është edhe importues i markës amerikane të veturave Ford.
Edhe nga ky brand botëror i veturave së shpejti do të ketë risi në tregun e Kosovës.
Promovimin e modelit më të ri të Land Rover Discovery Sport në Kosovë, do ta prezantojë vetë shefi i kompanisë angleze Land Rover, Mark Tennant.

Land-Rover-Discovery-Sport-3

Prezantimi i kësaj veture do të shoqërohet edhe me aktivitete tjera.
Inxhinierët e gjigantit botëror Land Rover, kanë testuar makinën e fundit  në rrugë dhe nëpër ambiente malore – dhe ka dalë të jetë nga ato veturat   ideale dhe që ëndërrohen nga shoferët.
Model  ky i cili edhe Land Rover njihet në botë për këtë forcë  të makinave jashtë rrugëve të asfaltuara.
Në përgatitje për të nisur makinën Discovery Sport, Land Rover ka ndërtuar 181 prototipa  të cilat kanë kaluar mbi 750 mijë milje rrugë të të gjitha terreneve.
Kjo veturë ka kaluar nëpër ujëra të thella apo ku mezi kalohen me këmbë, ka ngjitur 40 shkallë pjerrtësi dhe ka përballuar të ftohtin në -33 gradë celsius.
Me mbi 11 mijë teste të kryera deri më sot, Discovery Sport është gati të lansohet në tregun botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

scroll to top