Koxias: Sllavët dhe shqiptarët nuk janë maqedonas

Shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias ka folur në Iran për kontestin greko-maqedonas dhe ka dërguar disa kritika në llogari të qeverisë maqedonase duke theksuar se njëra prej arsyeve për shkak të së cilës nuk mund të gjendet zgjidhje është irredentizmi i politikanëve maqedonas.

“Dhamë një propozim interesant për mënyrën dhe procesin e zgjidhjes së kontestit të emrit. Është kyçe që të tejkalohet irredentizmi dhe planet shoviniste”, deklaroi Koxias.

Sipas tij, Maqedonia është një problem specifik në Ballkan për shkak të irredentizmit të qeverisë në shtet.

“Në Ballkan kemi problem specifik, problemin me IRJM. Një shtet dy bashkësi, shqiptarët dhe sllavët të cilët duan që të vet emërohen dhe llogariten si maqedonas. Sllavët po shprehin një irredentizëm jo legjitim ndaj Greqisë “, deklaroi Koxias.

scroll to top