Kreu i federatës armene ndryshon mendje për ndeshjen

Kreu i Federatës Armene të Futbollit, Ruben Hayrapetian duket se ka ndërruar mendje.

Pasi mediat janë mbushur me komentet e tij se ndeshja kundër Shqipërisë ka qenë e shitur, tani ai thotë se nuk është shprehur kështu.

“Nuk kam thënë që ndeshja ishte e shitur. Thashë që ka pasur tradhti. Nëse lojtarët thonë përpara ndeshjes me Francën (një miqësore) se nuk duan të luajnë, atëherë kjo është tradhti”, tha ai.

“Çfarë do të thotë të refuzosh të luash tre orë përpara ndeshjes?”

Hayrapetian është akuzuar më herët për dhunë ekstreme në disa raste, i përfshirë vetë ose truprojat e tij.

Në një rast ai dhunoi aksionerin kryesor të linjës më të madhe ajrore në vend.

Pati raportime se ai po tentonte të mblidhte një borxh që ai i detyrohej një tjetër linje ajrore.

scroll to top