Kritikat e Berishës ndaj ambasadorit gjerman, reagon Dade: Sulme famëkeqe

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade ka reaguar gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës në lidhje me kritikat e fundit të Berishës për ambasadorin gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman.
Arta Dade në një reagim për mediat tha se Berisha bëri të njëjtën fgjë me ambasadorin e SHBA dhe kur urdhëroi vrasjet në 21 janar.
“Berisha vazhdon të mos ndëshkohet nga drejtësia, duhet ta kishin vënë përpara përgjegjësisë penale. Sulmet e Berishes ndaj Ambasadorit të nderuar janë tregues i gjendjes së rënde në të cilën ndodhet ky politikan famëkeq që kthehet e rikthehet tek praktikat e tij të vjetra sikurse në 1996 e 1997 kur sulmonte Ambasadoren e nderuar të SHBA, kur si president çberi shtetin dhe është përgjegjës për humbjen e mbi 3000 jetëve, apo kur sulmoi institucionet përmes grushtit të shtetit në 1998 apo përsëri kur sulmonte Ambasadorin e SHBA kur urdhëroi vrasjet e demonstruesve të paarmatosur e paqësor në 21 janar.
Ambasadorët e nderuar janë përfaqësues të vendeve të tyre, të vendeve që kanë mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin drejt konsolidimit të demokracisë dhe proceseve të integrimit euroatlantik. Ata janë vënë nën sulmet e papranueshme të këtij pasardhesi të praktikave dhe mendësive autoritariste dhe totalitariste të refuzuar prej shqiptarëve, sa herë që ata nuk janë pajtuar me dhunimin që ky personazh i ka berë demokracisë dhe institucioneve të pavarura apo kur ka urdhëruar krime e korrupsion për të cilat vazhdon të mos ndeshkohet nga drejtësia por edhe nga aktorë të rëndësishëm që në bashkëveprim me drejtësinë duhet ta kishin vënë përpara përgjegjësisë penale”, tha Dade për mediat.
scroll to top