Bota

Kryebashkiaku martohet me krokodilin, “nuses” i lidhin gojën! (FOTO)

Jetojmë në një botë të madhe ku traditat janë të ndryshme. E çuditshme, por ndodh prej vitesh, është edhe ajo në një qytet të vogël në Meksikë, San Pedro Huamelula. Kryebashkiaku i këtij qyteti është martuar me një krokodil në një ceremoni tradicionale. Me gjithë muzikën e ushqimet tradicionale, të ftuarit, i kanë kërkuar kryebashkiakut që ta vulosë dasmën me një puthje “nuses”, pra krokodilit.

Victor Hugo Sosa u detyrua më shumë se një herë që të ulej dhe të puthte “nusen”, të cilës i kishin lidhur gojën për të shmangur çdo lloj incidenti. Në fakt ky rit daton qindra vjet më parë si një lutje ndaj natyrës. “I kërkojmë natyrës shi mjaftueshëm, ushqim dhe që të kemi peshq në lumenj”, u shpreh Sosa.

Bashkia në fjalë ndodhet në Oaxaca, në jugun e varfër të Meksikës, por që është padyshim vendi më i pasur me kulturën indigjene dhe shtëpia e shumë grupeve që kanë ruajtur me kokëfortësi gjuhët dhe traditat e tyre.

Rituali shekullor në San Pedro Huamelula, i përzier tani me ritualet katolike, përfshin veshjen e krokodilit me një fustan të bardhë nusërie dhe veshje të tjera shumëngjyrëshe. Zvarraniku shtatë vjeçar, besohet nga ato anë si një hyjni që përfaqëson tokën dhe martesa e saj me udhëheqësin lokal simbolizon bashkimin e njerëzve me hyjnoren.

“Më jep shumë lumturi dhe më bën krenare për rrënjët e mia”, tha Elia Edith Aguilar, e cila është edhe kumbara që organizoi dasmën. Ajo tha se ndihet e privilegjuar që i është besuar kryerja e ceremonisë dhe vuri në dukje se ka kaluar shumë kohë duke u shqetësuar se çfarë do të veshë “nusja”. “Është një traditë shumë e bukur”, shtoi ajo duke buzëqeshur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button