Kryeministri paralajmëroi barna të tjera në listën pozitive

Kryeministri Nikolla Gruevski, në kuadër të paraqitjeve të tij parazgjedhore, paralajmëroi  15 barna të reja në listën pozitive, pjesa më e madhe e të cilave janë për kancer, multipleks sklerozë dhe për artritisin reumatik.

“Përgatitet zgjerim i listës pozitive të barnave. Këtë radhë, pjesa më e madhe e barnave që do të gjinden në listën pozitive, janë barna që përdoren për të sëmurët me kancer. Procedura tanimë ka filluar në Ministrinë e shëndetësisë dhe për 15 deri 20 ditë, duhet të hapet tender i ri për blerje dhe vendosje të barnave të listën pozitive. Sipas vlerësimeve, e gjithë kjo procedurë duhet të përfundojë për 3 deri 4 muaj”, deklaroi Gruevski.

scroll to top