Slider

Kryemyftiu Tërnava tregon a e prish vaksina anti-Covid agjërimin e Ramazanit

Tërnava ka thënë se do të varet nga numri i të infektuarve për mundësinë e faljes së Bajramit në xhamia.

Kryemuftiu i Kosovës, Naim Tërnava, thotë se për të ruajtur shëndetin publik Bashkësia Islame vitin e kaluar kishte mbyllur xhamitë në Ramazan.

“Ishte vendim i dhimbshëm, por tepër i nevojshëm mbyllja e xhamive”, deklaroi Tërnava në emisionin “Personale”.

Por Tërnava thotë se edhe këtë vit situata është shumë e vështirë sa i përket pandemisë dhe ai u ka bërë thirrje besimtarëve të respektojnë masat e vendosura nga IKSHP.

“Edhe këtë vit siç po shihet do të jetë një Ramazan në kushte jonormale. Unë ftoj të gjithë besimtarët të respektojnë masat e vendosura nga institucionet shtetërore me të vetmin qëllim që të ruhet shëndeti publik”, tha ai.

I pari i muslimanëve të Kosovës thotë se të infektuarit me coronavirus nuk e kanë obligim agjërimin pasi sipas tij të sëmurëve u lejohet të abstenojnë nga agjërimi.

“Nëse bëjnë më mirë më vonë duhet ta kompensojnë me aq ditë sa nuk kanë mundur të agjërojnë”.

. Ne do të bashkëpunojmë me institucionet e vendit, IKSHPK-në, Ministrinë e Shëndetësisë dhe do të shohim si do të shkojë situata. Po shpresojmë se do të bie numri i të infektuarve”, tha ai.

I pyetur nëse vaksina antiCOVID prishë agjërimin Tërnava është përgjigjur.

“Vaksina nuk e prishë agjërimin pasi nuk është ushqyese”, tha ndër të tjera Naim Tërnava.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button