Kryeparlamentari Veljanovski shpërthen kundër BE-së

Kryeparlamentari maqedonas shpërthen me kritika ndaj institucioneve të BE-së duke i quajtur ato joserioze në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.
Ai porositi BE-në që mos të mundohet të zgjidhë problemin në mënyrë të pjesshme dhe në shpinë të shteteve të caktuara, duke ju referuar vendeve ballkanike që nuk janë pjesë e BE-së. Sic theksoi ai, solidariteti është parim mbi të cilin duhet të mbështetet Evropa e sotme dhe se nuk duhet të harrohet se pqaja dhe siguria janë kategori të pandara.

Ai edhe një herë përkujtoi se Maqedonia nga BE-ja ka marrë shumë pak ndihmë për trajtimin e krizës së refugjatëve.

“Nëse respektohen këto parime nga secili shtet në mënuyrë të vecantë, por edhe nga Evropa, do të mund të ballafaqohemi me këto sfida dhe probleme”,ka thënë kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski në seancën e sotme të Asamblesë Parlamentare në Dimensionin Parlamentar Qendror – Iniciativa Evropiane (CEI), transmeton ilirianews.mk.

scroll to top