Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, përkrahë në maksimum klubet sportive të Çairit

I pari i Çairit, Visar Ganiu, sot ka mirëpritur klubin e minifutbollit Juventus Serava.

Ganiu ka përgëzuar lojtarët dhe kryesinë e klubit duke ju dëshiruar suksese të mëdha edhe në të ardhmen.

“Vazhdojmë të ndjekim në çdo hap sukseset e sportistëve tanë dhe të përkrahim në maksimum punën e klubeve sportive të Çairit. Mirëprita sot klubin e minifutbollit “Juventus Serava” me trofeun e kompeticionit garues të Kupës së Maqedonisë.

Është ndjenjë e jashtëzakonshme të shohësh entuziazmin, pasionin e tyre për sportin dhe dëshirën e flaktë për të bërë krenar çdo qytetar të Çairit. Përgëzova lojtarët dhe udhëheqësinë e klubit duke ju uruar suksese të shumta dhe përkrahje të parezervë në rrugën e suksesit.”-ka shkruar Ganiu.

scroll to top