Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, sot ka mirëpritur futbollistin Gjoko Zajkov, i rritur në Çair

Kryetari i Çairit, Visar Ganiu, sot ka mirëpritur futbollistin Gjoko Zajkov, i rritur në Çair.

“Nuk ka krenari më të madhe kur sheh përparimin dhe arritjet e sportistëve pasi të kesh qenë pjesë e rrugës së zhvillimit profesional të tyre për një periudhë të caktuar.

Sot me plot krenari mirëprita futbollistin Gjoko Zajkov i rritur në Çair të cilin pata rastin ta stërvis dhe të bindem me talentin dhe pasionin e tij për futbollin gjatë periudhës kur ushtroja funksionin e ndihmës trajnerit të përfaqësueses së Maqedonisë. Ai sot po e vazhdon karrierën e tij të suksesshme sportive në klubin e futbollit Charleroi në Belgjikë.

Fanella e tij me numrin 6 do të më kujtojë çdoherë peshën e misionit dhe kënaqësinë që buron nga puna për ardhmëri të shëndoshë dhe të suksesshme sportive të gjeneratave të reja. ”
.

scroll to top