Kryetari i Këshillit Evropian të dielën në Shkup

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, për uikend do të realizojë vizitë urgjente në Serbi, Shqipëri dhe Republikën e Maqedonisë, pas paralajmërimeve për mbylljen e kufijve të këtyre vendeve për migrantët ekonomikë. Ashtu siç lajmëron korrenspondenti i MIA-s nga Brukseli, Tusk planifikon të dielën në mëngjes ta vizitojë Shqipërinë dhe të takohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa gjatë ditës në orën 13 të arrijë në Shkup në takime me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me presidentin Gjorge Ivanov.

Para pak  kohe nga Këshilli Evropian e konfirmuan këtë mini-turne urgjent të Tusk në tre vendet ballkanike, që do të jetë edhe vizita e tij e parë zyrtare prej se  vendin  njeriu i parë joformal i Bashkimit Evropian e trashëgoi Herman Van Rompuj.

Arsyet për vizitën urgjente nga Këshilli, nuk i kumtojnë, por sipas informatave rast është kriza e refugjatëve.
Përndryshe, të shtunën pasdite, është parashikuar kreu i Këshillit Evropian të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq.

Të dielën në mëngjes, Donald Tusk,  duhet të shkojë për në Tiranë në takim me Ramën, ndërsa në orën 13 është parashikuar ardhja e tij  në Maqedoni, ku së pari do të realizojë takim me presidentin, ndërsa pastaj edhe me kryeministrin Gruevski.
Kjo vizitë befasuese e trashëgimtarit të Van Rompuj, përmendet se është me rastin e fillimit të mbylljes së kufijve të Maqedonisë dhe Serbisë për të gjithë përveç për refugjatët e Sirisë, Afgansitanit dhe Irakut.

Pikërisht qëllimi i Këshillit Evropian, me vendim të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, është që në Maqedoni, Serbi dhe në vendet e tjera përgjatë rutës migruese perëndimore-ballkanik përkohësisht të sisitemohen 50 mijë refugjatë.

scroll to top