Kryqëzime, prerje kokash dhe bombardime: Në brendësi të kryqytetit të ISIS, Raka

Kryqëzime, prerje kokash, meshkuj gej të hedhur nga ndërtesat e larta dhe bomba që shpërthejnë.

Shihen veç grumbuj rrënojash dhe shtëpi të djegura nga predhat ku më parë jetonin familjet siriane. Ky është ferri i përditshëm për ata që janë të detyruar të jetojnë nën kontrollin e ISIS në Raka.

As energji elektrike dhe as ujë i rrjedhshëm. E vetmja gjë që shihet janë policia fetare e ISIS, Hisbah, që patrullon rrugëve në kërkim të njerëzve që do t’i ndëshkojë.

“Kam frikë se mos humb fëmijët e mi, kam frikë se mos gruan time e vrasin ngaqë nuk vesh rrobat e duhura,” tha një ish-mësues 37 vjeçar.  “Gjërat kanë ndryshuar për keq këtu nën kontrollin e ISIS, kosto e ushqimit është rritur, nuk kemi as karburant dhe as dru për zjarr. Uji gjithashtu duhet zier. Kemi fruta, perime e bukë po çmimet janë në stratosferë”.

Mijëra qytetarë të tjerë si mësuesi Mohammed, shumica e të cilëve nuk kanë lidhje me ISIS, jetojnë në Raka dhe nuk i kanë mundësitë për t’u larguar. Ata mbahen brenda mureve të qytetit.

Femrat ndalohen të ecin të pashoqëruara nga një burrë në rrugë. Ndalohen të tregojnë flokët e tyre. Pirja e duhanit gjithashtu është e ndaluar dhe nëse kritikohen sundimtarët aktualë të qytetit, dënohesh me vdekje në publik.

2F40393200000578-3354109-image-a-21_1449820582209 2F404DE000000578-3359510-image-a-16_1450118676823 2F404C4200000578-3359510-Death_But_the_citizens_are_not_only_scared_of_the_militants_but_-a-14_1450118654078 2F3BF4E200000578-3354109-Bloody_ISIS_has_shared_several_images_and_videos_of_public_behea-a-3_1449780921718 2F3B599000000578-3354109-_People_here_hate_Daesh_ISIS_People_in_the_West_like_to_think_ev-a-6_1449780921724 2F3BDF2700000578-3354109-Under_attack_Raqqa_has_been_decimated_by_Russian_and_US_led_airs-m-19_1449782160284

scroll to top