KS i OKB kërkon ndaljen e dhunës në parlamentin e Kosovës

Përfaqësues të më shumë shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit gjatë shqyrtimit të raportit tremujor kanë dënuar sjelljet e opozitës në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur të papranueshme hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Ndër ta ishte edhe përfaqësuesi i SHBA-ve, i cili gjithashtu ka përsëritur përkrahjen e Uashingtonit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ai po ashtu kërkoi që raportet për Kosovën në të ardhmen të mbahen në gjashtë, në vend në tre muaj siç është aktualisht.

“Kosova po përparon, dhe duhet të numëroj disa nga arritjet e këtyre muajve: Kosova ka marrë një hap shumë të rëndësishëm me nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së, dhe ky është një hap i rëndësishëm drejt integrimeve evropiane. Policia e Kosovës ka përcjellë pakicat serbe në vizitat që u kanë bërë kulteve dhe varrezave, përfshirë këtu edhe festën e Vidovdanit. Marrëveshja për telekomunikacion, hapjen e urës dhe atë për asociacionin e komunave serbe. Jemi të inkurajuar nga takimi i Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë. Kosova ka jetësuar dhe ndryshuar ligje të cilat ndihmojnë që të jetë një Kosovë e fortë. përdorimi I gazit lotsjellës në Kuvend duhet të ndalet. Kosova nuk duhet të lejoj që të ketë akte kriminale përbrenda institucioneve. Pa dyshim që Kosova e ka bërë një hap të rëndësishëm ne drejtësinë ndërkombëtare duke e nisur procesin e jetësimit të Gjykatës Speciale. SHBA përkrah përpjekjet e Kosovës në fushatën e saj për anëtarësim në UNESCO. Kërkojmë që Këshilli i Sigurimit ta zgjasë këtë raportim për cdo 6 muaj, ngase duket se janë të tepërta këto raportime të çdo 3 muajshe”, ka thënë ambasadori i SHBA-ve.

scroll to top