Ku do të shkon Gruevski pas një muaji?

Kryeministri Nikolla Gruevski në fund të këtij muaji apo në fillim të janarit do të duhet të jep dorëheqje të parevokueshme nga posti i tij.

Kjo parashihet në bazë të marrveshjes së Përzhinos, sipas së cilës menjëherë pas dorëheqjes më 15 janarë duhet të zgjidhet edhe Qeveria e re me një Kryeministër të ri nga rradhët e VMRO-DPMNE-së. Kryeministri i ri do të ketë për obligim që të kryej funksionet në nivel teknik deri në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen me 24 prill.

Ndryshe për gazetën Utrinski Vesnik nga partia VMRO-DPMNE nuk kanë dhënë detale se a bisedohet në kryesinë më të ngushtë se kush do të jetë Kryeministri i ardhshëm i cili do ta zëvendësojë Gruevskin dhe do të ketë mandat vetëm 4 muaj. Drejtori i Qendrës për komunikim të VMRO-DPMNE-së , Ivo Kotevski ka bërë të ditur se partia e Gruevskit do ti rrespektojë afatet në pajtim me marrveshjen politike. “ Për VMRO-DPMNE-në prioritet janë zgjedhjet e 24 prillit. Nuk kemi qëllim që të shmangim këtë afat dhe për këtë qëllim do ti respektojmë afatet e marrveshjes politike” ka deklaruar Kotevski.

Ndryshe në Qeverinë aktuale pas dorëheqjes e Kryeministrit Gruevski do të mbeten ministrat nga rradhët e LSDM-së. Bëhet fjalë për ministrin e MPB-së Oliver Spasovski , dhe ministren e punëve sociale Frosina Remenski. Jo zyrtarisht mësohet se Kryeministri i ri i Maqedonisë do të jetë një person tepër i besueshëm i Gruevskit i cili deri më tani nuk është eksponuar para opinionit, por që ka kapacitet që të ngrit edhe më tepër imazhin e partisë në periudhën parazgjedhore.

Një gjë është tepër e qartë se Kryeministri i ri nuk do të jetë ndonje funksionar politik apo shtetëror i VMRO-DPMNE-së. Nga ana tjetër për shkak të mosmarrveshjeve mes pushtetit dhe opozitës, ende është e paqartë se Gruevski a do ta jep dorëheqjen e tij në afatin e paraparë apo largimin do ta kushtëzoj me marrveshje të re kundrejt opozitës maqedonase.

scroll to top