Kur të tjerët janë të kënaqur me punën tënde!

Jo të gjithë mund t’ia dalin suksesshëm në shumë profesione pasiqë jeta ka sfida të mëdha sa që ndonjëherë edhe mund të dështojmë, por që ekzistojnë akoma persona që janë të përkushtuar vërtetë në profesionet e tyre. Mantelbardhët janë ata që gjithmonë e vënë jetën në rezik për të shpëtuar të tjerët, në këtë rast pacientët. E ku ka kënaqësi më të madhe kur dikush lavdëron punën dhe mundin tënd, që sot ka ardhur një kohë kur njerëzit nuk janë edhe shumë falenderues.

“I nderuar z. Osmani, si e para të ju shpreh se ju ma kthyet besimin në njerëzinë në vendin tonë, Aq i ri, por me gjithë atë profesionalizëm, çdo respekt për nivelin të cilin e keni arritur në çdo lëmi. I’a shpëtuat jetën bashkëshortit tim, i’a kthyet babain një fëmije, na e kthyet dritën në shtëpi. Ndërsa për pranimin tuaj ndaj nesh si njeri, nuk kam fjalë adekuate për tu shprehur. Qofshi shëndoshë e mirë edhe ju edhe familja juaj e shkëlqyeshme, ndërsa Maqedonia le të mburret me një njeri të këtillë dhe profesionist siç jeni Ju. Ndonëse rrethana shumë të vështira, pata nderin e veçantë dhe kënaqësinë që t’ju njoh. Çdo të mirë për Ju dhe për familjen tuaj, kurse ju gjithmonë do të mbeteni në zemrat tona. Vazhdoni ta ktheni dritën në jetën e të gjithë njerëzve të cilët do të gjenden në ato duar të sigurta”, këto janë fjalët falenderuese që janë shkruar me shumë emocion për kirurgun e njohur Bujar Osmani i cili që nga fillimi i punës si kirurg ka qenë gjithmonë pranë njerëzve duke treguar humanizmin e tij të madh e duke ofruar atë siguri tek pacientët sa që mesazhet falenderuese tregojnë se cfarë kujdesi tregon ai për profesionin që e ushtron.

Me këtë rast nuk mburet vetëm Bujari por faktikisht mburen gjithë shqiptarët pasiqë pacienti që është trajtuar nga ai është nga etniteti maqedonas, gjë që kjo vepër tregon qartë një mesazh tek pala tjetër që shqiptarët janë aq human sa që nuk munden të imagjinojnë. Se në profesionet e tij ai është në nivel të lartë e ka treguar puna edhe gjatë kohës sa ka ushtruar detyrën e ministrit të shëndetësisë, ku ky dikaster morri krejtësisht një kahje tjetër duke i’u kthyer besimin në punën e tyre gjithë personelit nëpër klinika në mbarë vendin.

1930657_941640489261260_1936205608614352989_n 5157_942057705886205_5299149746679533868_n

scroll to top