Kurrë mos e hapni telefonin sapo të cingërojë, ja pse?

Shkencëtarët pohojnë se valët elektromagnetike të përhapura nga telefonat celularë, rrjetet jokabllore të internetit, laptopët dhe tablotë ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut.

Valët e përhapura nxisin sëmundje të ndryshme përfshirë këtu dhe kancerin. Megjithëse jeta jonë është lehtësuar shumë, teknologjia e zhvilluar pra ndikon negativisht në shëndetin e njeriut si pasojë e dallgëve të përhapura nga pajisjet elektronike.

Studiuesit kanë zhvilluar studime edhe mbi lëngun e placentës, ku fëmija qëndron në barkun e nënës. Ata kanë arritur në përfundimin se ka dëmtime në kromozomet e sapokrijuara. Kjo situatë ndikon në përhapjen e sëmundjeve në krye të të cilave radhitet kanceri. Përdorimi për më shumë se 10 vjet i telefonit apo ekspozimi ndaj fushës magnetike për një kohë të gjatë nxit kancerin dhe rrit mundësinë e prekjes nga ai. Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla që janë shumë të dobishme.

– Kujdes me rastin e blerjes së telefonit: Çrregullimet e shfaqura në kromozome mund të kalojnë nga njëri brez në tjetrin me anë të gjeneve. Gjatë blerjes së telefonave duhet kontrolluar vlera e fuqisë tërheqëse nga stacioni bazë apo sateliti. Të mësuarit se sa është vlera e kësaj fuqie është shumë e rëndësishme në qoftë se dëshironi të mos keni probleme me shëndetin.

– Mos e hapni telefonin sapo të cingërojë: Telefonat celularë janë mjetet më të prekura nga fushat magnetike. Në zilen e parë fusha magnetike është më e fortë dhe e ngarkuar. Për këtë arsye specialistët na këshillojnë të mos e hapim telefonin menjëherë në zilen e parë, pra sapo të cingërojë.

scroll to top