Kurti kërkon caktimin e seancës plenare për votimin e qeverisë

albin-kurti.jpg

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit kërkesën për caktimin e seancës plenare për votimin e përbërjes së Qeverisë së re.

Kryesia do të mblidhet nesër në ora 9.00, për të shqyrtuar kërkesën e Albin Kurtit.

“Kërkesa e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti ka edhe pesë ditë për t’ia propozuar për votim Kuvendit kabinetin qeverisës.

VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mos pajtimeve rreth postit të kryeparlamentarit dhe atij të presidentit.

scroll to top