Kusari-Lila: Qytetarët s’kanë interesim për protestën e sotme të opozitës

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, nuk do të dal sot në protestat e opozitës që do të mbahen në këtë komunë.

Ajo ka treguar se ftesës së opozitës ka vendosur t’i thotë jo. Në një prononcim për Express, e para e Gjakovës, ka thënë se pret që protesta e sotme të jetë e qetë dhe pa dhunë. Derisa, sipas saj qytetarët nuk janë duke treguar edhe shumë interesim për protesta.

“Unë nuk do të jemi pjesë e këtyre protestave. Mendoj se nuk kam arsye të dal në protestat e opozitës. Por, mendoj se edhe këto subjekte tani e kanë rastin që të ulen e të flasin në një tryezë dhe të zgjidhin probleme.= që ata pretendojnë që i ka Kosova. Edhe qytetarët e vendit, siç po shihet, nuk kanë shumë interesim për protesta dhe për të dal në rrugë”.

Kusari- Lila ka thënë po ashtu se nuk pret që kjo protestë të jetë e dhunshme dhe të këtë dëme materiale në prona publike e private.

“ Unë besoj që protesta do të jetë e qetë dhe nuk do të shkaktohen dëme. Kjo është bindja ime”

Ish-ministrja e Tregtisë, beson që qytetarët e Gjakovës, nuk do të dalin në numër të madh në këtë protestë të opozitës. Por, ajo mendon se në Gjakovë do të këtë qytetarë dhe protestues nga vende të tjera të Kosovës.

scroll to top