Slider

Kush do të jet në krye të ASH-së, nëse dështojnë përsëri Sela – Taravari?

Kanë mbetur më pak se një muaj deri te Zgjedhjet Lokale që do të mbahen me 17 Tetor 2021!

Në këto zgjedhje Lokale për dallim prej zgjedhjeve tjera, opozita shqiptare do të garojë bashkë me opozitën maqedonase, respektivisht me VMRO-DPMNE-në, në ato komuna ku kanë nevojë për mbështetje të njëra tjetrës.

Pavarësisht shumë kritikave të opinionit për një Koalicion të tillë mes partisë së Zijadin Selës dhe partisë së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, nga militantët e të cilit kreu i ASH-së, Sela e pësoi keq katër vite më parë, ku u rrah për vdekje, me insistimin e kryetarit të Gostivarit, Arben Taravarit, ky koalicion u jetësua, ku brenda këtij koalicioni, në heshtje, bën pjesë edhe partia e Afrim Gashit, Alternativa.

Ky bashkëpunim (ASH-VMRO) i panatyrshëm për opinionin, kurse ideologjikisht i afërt sipas Taravarit dëshmon se sa jetike janë këto zgjedhje për opozitën shqiptare, respektivisht karierën politike të Zijadin Selës dhe Arben Taravarit.

Sela pas shumë humbjeve si pjesë e PDSH-së, humbjes së zgjedhjeve për komunën e Strugës, katër vite më parë, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 dhe 2020 si kryetar i LR-PDSH-së dhe tani i ASH-së, nëse humb shumicën e komunave edhe në Tetor përsëri, do të jet e vështirë të qëndrojë ende në krye të partisë, bashkë me kryetarin aktual të Gostivarit, Arben Taravari.

Bazuar në anketat e publikuara ditët e fundit, të cilat nuk japin edhe lajme të mira për ASH, AA bashkë me VMRO-DPMNE-në, na bën të besojmë se partitë opozitare, si ato shqiptare edhe ato maqedonase, pas ndonjë dështimi të mundshëm në zgjedhjet lokale i pret një periudhë shumë e vështirë, ku do të jet i domosdoshëm reformimi brendapartiak.

Situatë shumë e vështirë do të mund të krijohet brenda ASH-së, nëse dështojnë dyshja SELA-TARAVARI edhe në këto zgjedhje! Mbetet të shifet se a ka Aleanca për Shqiptarët kuadër potencial për të marrë kreun e partisë pas shumë dështimeve në zgjedhje parlamentare e lokale të lidershipit aktual.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button