“Kush e ka rradhën” Ambasada e SHBA përmendi gjyqin e tij, reagon Saimir Tahiri

saimir-tahirir2.jpg

Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me deklaratat e Ambasadës Amerikane në Tiranë e cila e përmendi emrin e ish deputetit të PS-së këtë të martë në lidhje me pritshmëritë që SHBA-të kanë për procesin e tij gjyqësor.

Përmes një statusi në rrjetin social Tahiri shkruan se reagimi i Ambasadës nuk ndodh që të bëhet në ndonjë vend normal, duke nënkuptuar se qëndrimi i SHBA-ve ishte jashtë kornizave formale.

 

“Sic nuk duhet te ndodhte ne nje vend normal, per fat te keq ka ndodhur qe Ambasada Amerikane ka folur per hetimin ndaj meje me shume se c’kam folur une vete. Ndodhi serisht edhe sot!”-shkruan Tahiri.

 

Më herët Ambasada e SHBA-ve inkurajoi gjykatat shqiptare që të çojnë deri në fund hetimet për personat e dyshuar në aktivitet kriminal, ashtu siç ndodhi në ditët e fundit me burgosjen e Emiljano Shullazit dhe lënien në burg të Ervis Martinajt, biznesmenit të basteve të përfshirë në masakrën që ndodhi në tetor në zonën e ish bllokut në Tiranë.

 

“Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.”- shkruhej në postimin e Ambasadës së SHBA-ve.

 

Më tutje Tahiri sulmon analistin Andi Bushati duke e quajtur lapsprishur.

 

“Ndersa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhes te vjelli banakut duke me bere mua simbolin e deshtimit te reformes ne drejtesi.

 

Reformes ne drejtesi ne Itali e ka fjalen ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe perfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithe llumin qe e ka mbushur opinionin publik soji ketyre ketu. Se c’lidhje ka reforma ne drejtesi ketu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italise prej nga ku mora drejtesine qe me takonte, kete nuk e gjen dot as ky analisti ne kulm te ligesise se vet. Por eshte motiv i bollshem per te hedhur balten e rradhes, sic kane bere me pash deri sot.”-shkruan Tahiri.

 

Në fund të postimit të tij, ish Ministri thekson se ndryshe nga analistët dhe media, ai nuk beson se Ambasada Amerikane është kthyer në prokurori e gjykatë të vendit, e për këtë arsye e përshëndet mesazhin e saj mbi të, pasi edhe ai vetë drejtësi kërkon.

 

“Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaco qe ka me kile ne vendin tone, ndaj e pershendes prononcimin me besimin se duam e presim te njejten gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!”-përfundon Tahiri./Gazeta Express

scroll to top