BotaLajme

KUSH ËSHTË EBRAHIM RAISI, PRESIDENTI I ARDHSHËM I IRANIT?

Presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi, njihet për linjën e tij ultra-konservatore, diçka që e karakterizon shtetin persian që nga revolucioni islamik 1979, shkruan Insajderi.

Ai në gusht do ta marrë drejtimin e shtetit, për ta larguar nga pushteti Hassan Rouhani – i cili njihet për prirje më të moderuar.

Raisi lindi në Mashhad në Iranin verilindor, një qytet i madh dhe një qendër fetare për myslimanët Shiitë pasi aty strehohet faltorja e Imam Reza.

I rritur në një familje klerike, Raisi mori një edukim fetar dhe filloi të ndiqte seminarin në Qom kur ishte 15 vjeç.

Ai është një nga politikanët e sanskionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka premtuar se prioritet do ta ketë uljen e papunësisë si dhe zgjidhen e çështjes së sanksionet nga SHBA-të që ndikojnë në ekonominë iraniane. /Insajderi.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button